", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/28/auto_Ukraine-2-1-770x4331674902116.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Inteligjenca britanike: Rusia mund të ketë pësuar 300 viktima në sulmin e Makiivkas

Ministria britanike e Mbrotjes në përditësimin e saj të fundit shkruan se Rusia ka shumë gjasa të ketë pësuar më shumë se 300 viktima në një sulm ushtarak në qytetin Makiivka pranë qytetit  Donetsk më 1 janar.

Nëse konfirmohet numri do të përfaqësonte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës.

“Ne vlerësojmë se shumica ka të ngjarë të jenë vrarë ose të zhdukur, në vend të plagosur,” tha ministria në buletinin e saj të përditshëm të publikuar në mediat sociale.

Ndërsa Rusia është shprehur  se vetëm  89 ushtarë të saj u vranë në sulm.