U përplasën me arbitrin në Kupën e Botës në Katar, FIFA gjobit Uruguain dhe pezullon katër futbollistë

Portieri uruguaian Fernando Muslera dhe mbrojtësi Jose Maria Gimenez janë pezulluar me katër ndeshje për përplasjen me arbitrin pas ndeshjes kundër Ganës në Kupën e Botës në Katar, ndërsa Edinson Cavani dhe Diego Godin u pezulluan me nga një ndeshje.

Përplasja u zhvillua në ndeshjen e fazës së grupeve të raundit të tretë kundër Ganës, të cilën Uruguai e fitoi 2-0, por kishte nevojë për një fitore 3-0 për të kaluar.

Në pushimin mes pjesëve, uruguaianët protestuan për penalltinë e pa akorduar për skuadrën e tyre dhe gjithçka vazhdoi pas ndeshjes, duke qenë se nuk mund të pajtoheshin me eliminimin nga kompeticioni i më të mirëve.

Federata Uruguaiane e Futbollit u gjobit me 50,000 franga, duke përmendur përgjegjësinë e tyre për sjelljen diskriminuese të tifozëve, si dhe sjelljen ofenduese të lojtarëve dhe shkeljen e rregullave të lojës së ndershme.

Futbollistët e  pezulluar, njoftoi FIFA, duhet të bëjnë shërbime komunitare në një projekt futbolli dhe të paguajnë një gjobë prej 20,000 frangash zvicerane.