EMRAT/ Kamerat e krimit në Korçë e Pogradec: Ja kush i kishte vendosur

Në Korçë dhe Pogradec është finalizuar faza e pestë e një plani operacional mbarëkombëtar.

Policia çmontoi në këto dy qytete 39 kamera të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë së Shtetit.

Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 9 shtetas, nga këta, 7 në Korçë dhe 2 në Pogradec.

Nën hetim janë Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.

Disa prej tyre kanë dhe precedentë të mëparshëm penal.

-Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushit, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan. Bëhet fjalë për vrasjen e një kamarieri në lokalin e Gjergj Lucës.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.