Rama ‘sëmuret’ nga dosja amerikane/ Anulohen sërish aktivitetet e tij

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë i zhdukur.

Pas shpërthimit të skandalit të rëndë në SHBA, ai është shfaqur vetëm njëherë gjatë gjithë javës.

Edhe atëherë, ai ishte në gjendje të shfazuar përpara medieve.

Por më pas, Rama ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe është zhdukur.

Mbrëmjen e kaluar, pasi ishte lajmëruar disa herë se do të ishte në një mbrëmje gala të FSHF, kreu i saj, Armand Duka tha se Rama ishte i sëmurë.

Ndërkohë kreu i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur dyshime se ai mund të ketë fluturuar në mënyrë private për t’u takuar me mikun e tij, George Soros.

Ajo që dihet është se edhe sot, aktivitetet e tij janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

Rama është implikuar në skandalin më të rëndë në historinë e agjencisë së rëndësishme amerikane në dekada.

Ai akuzohet se ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.