U arrestuar se kishte vendosur tritol në banesën e efektivit të policisë 3 vite më parë. Si ndodhi ngjarja?

Ditën e sotme Polica e Shkodrës ka vënë në pranga 32 vjeçarin Dedë Nikaj, pasi dyshohet se vendosi eksploziv në shtëpinë e Prelë Milanit dhe në të Zef Bungajës tre vite më parë.

Mbi 32 vjeçarin rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe  dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

Por si ndodhi ngjarja tre vite më parë?

Dy shpërthime tritoli ndodhën në Shkodër në një interval kohor prej 3 tre orësh, në janar  të 2020.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 21:50 në lagjen Guerriele, ku pre e sulmit ishte shtëpia e oficerit të Policisë, Prelë Milani, në atë kohë shef i stacionit policor në Theth Dukagjin.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në fshatin Grudë e Re të Shkodrës rreth orës 01:00 të mëngjesit në shtëpinë e Kolë Bungajës.

Për fat të mirë nga këto dy shpërthime kishte vetëm dëme materiale.

Sulmi me tritol ndaj Prel Milanit u dyshua se ndodhi për shkak të detyrës.

Sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë të Prel Milanit, pranë një magazine në të cilën mbante veglat e punës dhe mjetet tjera, rreth 15 metra larg shtëpisë së banimit. 

Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë.

Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli kishte shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë shkuar eskpertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.