Tanket për Ukrainën/ Berisha: PD përshëndet vendimin e aleatëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas vendimit të aleatëve të NATO-s për të dërguar tanke në Ukrainë.

Berisha tha se PD mbështet këtë vendim të rëndësishëm.

“Të dashur miq,

pas Britanisë së Madhe, SHBA dhe Gjermania vendosën të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda me të mira, përkatësisht Abrams dhe Leopard 2.

Ky vendim që vjen pas vendimit të ngjashëm të Britanisë së Madhe përben një ndihmë me rëndësi thelbësore për ushtrinë e Ukrainës në betejat e saj kundër agresionit barbar rus.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet këtë vendim të aleatëve kryesor të NATO-s, i cili rrit shumë fuqinë mbrojtëse të Ukrainës dhe bën të pashpresë agresionin barbar rus ndaj një vendi që po mbron sot jo vetëm lirinë dhe pavarësinë e tij, por dhe të mbarë vendeve të lira.

Lavdi Ukrainës,” shkruan Berisha.