E konfirmoi presidenti i Tiranës, Ismailgeci do t'i bashkohet ekipit boshnjak

Ismailgeci largohet nga Tirana. Siç është mësuar, mbrojtësi i majtë i bardhebluve do të bashkohet me Zrinjski Mostar në Bosnjë.

Kjo skuadër ishte kundërshtare e Tiranës në eliminatoret e Europa Leagues verën e ka vendosur të paguajë 150 mijë euro për të marrë kartonin e mbrojtësit kryeqytetas.

Lajmin e konfirmoi edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili duke folur për Sportnews para mbrëmjes gala “Më të Mirët 2022”, tha se edhe Ismailgeci mund të quhet i larguar.

“Sot largohet kapiteni Ismajlgeci, e falënderoj për kontributin. Një futbollist i akademisë shkon në një klub tjetër. Ndoshta do të kemi një afrim të shpejt, ndoshta nesër, por të shohim”, tha Halili.