Turneu i Atletikës Indoor: Luiza Gega, rekord personal në Gjermani
Ka nisur me rekorde turneu i kategorisë Gold në Atletikë. Për kampionen shqiptare, në këtë garë testuese në finalen e 3000 metrave, ku përballë kishte kampione dhe nënkampione bote në 3000 dhe 5000 metra, kronometri u ndal duke regjistruar kohën më të mirë personale për 34 vjeçaren shqiptare, 8 minuta 50 sekonda dhe 94 të qindtat.
Garë e cila u fitua nga etiopiania Lemiem Hailu me kohën 8 minuta, 37 sekonda dhe 55 të qindtat. Në këtë garë testuese për të parë forcën në startin e këtij sezoni, Gega nuk vinte në formën e saj më të mirë, për shkak të një viro9ze disa ditë më parë, por gjithsesi, kampionia shqiptyare gjeti forcën që të regjistrojë një statistike personale pozitive.
Në finalen e 3000 metrave për meshkuj, fitues u shpall Keniani Abdisa Fayisa me kohën 7 minuta, 40 sekonda dhe 35 të qindtat.
Portugezia Auriol Dongmo siguroi vendin e parë në hedhje gjyle për femra. Në finalen për 800 metra për femra, Anita Horvat triumfon me fotofinish me kohën 2 minuta e 44 të qindtat teksa rivalizoi deri në fund me Hailu Freweyni. Garë e cila përfundoi me një rekord.