Ironia e gazetarit: Regjimi po tronditet prej hakmarrjes së një dashnoreje të pakënaqur

Analisti Andi Bushati ka ironizuar Edi Ramën pas zbardhjes së skandalit me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.  

Mediat amerikane raportuan sot e afera e ryshfetit me protagonist kryeministrin shqiptar u zbulua pas denoncimit të ish të dashurës së McGonigal e cila ka pohuar edhe kontaktet e tij me Edi Ramën. 

Bushati ironizon duke shkruar në rrjetet sociale se "regjimi po tronditet prej hakmarrjes së një dashnoreje të pakënaqur". 

Postimi
Epo te tronditet nje regjim prej hakmarrjes se nje dashnoreje te pakenaqur... Po ta dinin do e kishin bere edhe me te pasur se pastrusen, madje mund ti kishin gjetur edhe ndonje me te ri se ky McGonigali.