Bushati ‘përgënjeshtron’ Edona Bilalin: McGonigal ia ka futur Ramës, ndodh sepse ai nuk është Zeusi
I ftuar në Emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv ishte ish-deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh se McGonigal mundet që t'ja ketë hedhur dhe mashtruar Ramën.
Sipas tij ai nuk është Zeusi duke përgënjeshtruar edhe deklaratat e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
"Thuhet se ky personazhi kishte bërë të njëjtën gjë dhe në Bosnje dhe vende të tjera, Kur ka pasur dhe një hetim të CIA ky ishte njeri shumë kompleks, ata kur nuk e dinin se kush ja vrisnin njerëzit në Kinë morën këtë që ti zbulonte sepse ishte shumë i shkathët.
Ai ishte një njeri shumë tip i shkathët ja ka hedhur CIA-s FBI-së dhe Bosnjës që mundet që ja ka hedhur dhe Shqipërisë. Ndodh që mund të ja ketë hedhur edhe Ramës sepse ai nuk është Zeusi", tha ai.