Real Madrid 'peshkon' yllin e Juventusit, zbulohet oferta e parë e spanjollëve

Reali i Madridit duket se e ka seriozisht për Federico Chiesa dhe nga Spanja ditën e djeshme konfirmojnë se kampionët e Europës në fuqi kanë bërë dje ofertën e parë.

Presidenti Florentino Perez duket se është një fans personal i italianit, të rikthyer fuqishëm në fushë pas 10 muajve mungesë nga operimi në gju dhe për të ka vënë fillimisht në “tabaka” 60 milionë euro, plus kartonin e njërit mes mbrojtësve të djathtë, Alvaro Odriozola ose Lukas Vasuqez.

Gjithsesi, fakti që në Torino po mendojmë për një revolucion në sezonin e ardhshëm, nuk do të thotë se të gjithë janë në shitje, madje Chiesa është ndër të paprekshmit dhe pse jo, mund të jetë kapiteni i ardhshëm bardhezi.