Baton Haxhiu: Institucionet shqiptare duhet të reagonin me komunikatë zyrtare mbi këtë skandal
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv ishte gazetari Baton Haxhiu për të folur mbi krye-temën e medieve botërore dhe shqiptare, skandalin ''Rama-Gate'.
Haxhiu është shprehur se në një vend normal duhet që institucionet të dalin me një komunikatë zyrtare për të gjitha informacionet që disponojnë mbi këtë skandal.
"Drejtësia de-fakto nuk funksion mbi bazën e shërbimeve, ajo nuk i merr parasysh por ajo i drejtohet organeve të tjera që të hulumtojnë rastin dhe atë ta faktojnë me fakte të reja.
Në një vend normal gjëja e parë që do të duhet ta bënin institucionet është që të dalin me një komunikatë zyrtare për këtë çështje. Kjo formë reagimi nuk ekziston për fat të keq në Shqipëri dhe prandaj nuk ka pasur një reagim të institucioneve në Shqipëri.
Kryeministri sipas ligjit e ka të drejtën që në disa raste të takojë institucione pa dhënë askujt asnjë lajm."