Luiz Ejlli në formacionin më të mirë, Altin Lala bën batutën epike

Big Brother Mania nuk mungoi edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, nuk e kurseu batutën me personazhin e momentit, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.

Teksa Lala zbuloi 11 lojtarët që formuan formacionin më të mirë të vitit, 4 prej tyre nuk ishin prezent, për shkak të angazhimeve me klubet e tyre. Bëhet fjalë për Xhixhën, Skukën, Seferin dhe Bitrin, që janë transferuar në Europë.

“Meqë paska vende bosh, po fusim Luizin e Big Brotherit, apo nuk bën? Epo mirë”, ishte batuta e Lalës.