Krimi i dyfishtë në Gramsh/ Autori 75- vjeçar vuan nga probleme mendore

Detaje të reja janë zvardhur nga krimi i dyfsihtë që ka tronditur pasditen e sotme fshatin Tërvol të Gramshit. Mësohet se 75- vjeçari Xhevit Sinani goditi për vdekje me sëpatë gruan e tij Zegjinë Sinanin në banesën ku jetonin dhe vëllain e tij Shaqir Sinanin, dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërvol. 75- vjeçari ka e ka goditur gruan e tij, Zegjinë Sinani në banesën ku jetonin prej kohësh dhe ishin të martuar. Ndërsa vëllain e tij Shaqir Sinanin e ka ndjekur nëpër vreshta dhe ka qëlluar me sende të forta duke e lënë të vdekur. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes