E rëndë/ Krim i dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe vëllanë.

Sipas burimve për SYRI-n, paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të  Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.