‘Organizonin lojëra fati’/ Arrestohen 5 të rinj, sekuestrohen rreth 10 mln lekë dhe 7 kompjutera

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 të rinj pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në një lokal në bulevardin "Gjergj Fishta", njofton gazetarja e Syri Tv, Bleona Sari

Nga njoftimi i policisë, mësohet se janë sekuestruar rreth 970 000 lekë, 160 euro dhe 7 kompjutera.

Sipas burimeve për SYRI-n, të arrestuarit janë Emrah Rizvani, Arlind Zenelaj, Renaldo Katragjini, Greis Marxhushi, Uneis Hoxholli. 

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Game Over”.

Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Game over" dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën "Irfan Tomini" dhe në një lokal në bulevardin "Gjergj Fishta", duke organizuar lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍♂️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?‍♂️??‍♂️