Parashikimi i motit për fundjavën, 28 dhe 29 janar

Gjatë fundjavës do të mbizotërojnë ditët me diell por temperaturat do të jenë të ulëta, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Statusi i SHMU-së:

Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qendrueshme por më të ftohta.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relievev malore.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.