32 vjetori i PD Kamzës dhe Paskuqan, Arjan Hoxha: Sot nisim fitoren e madhe

Partia Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan feston sot 32 vjetorin e krijimit të saj. Kandidati i Bashkisë Kamëz, Arjan Hoxha ka njoftuar se pjesë e festës së familjes tonë të madhe do të jetë dhe kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha.

Dega e partisë ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës Kamëz ‘Artan Cuku’. Drejtues, themelues dhe zyrtarë të partisë që ndër vite kanë kontribuar pa dallim në ditë të mira dhe të vështira të PD-s së qytetit do të jenë pjesë e takimit.

Arjan Hoxha, kandidati i PD-së për Bashkinë Kamëz e ka cilësuar këtë  ditëlindje si pika e fillimit të fushatës së madhe kundër korrupsionit dhe kriminalizimit që ka pllakosur bashkinë dhe kthimin e saj në normalitet, sepse kjo i përket vetëm qytetarëve.