KAFE SHQETO/ Burimi: Drejtësia shqiptare ka dy vite në dijeni për çështjen McGonigal
I ftuar në KAFE SHQETO, gazetari Genc Burimi ka komentuar skandalin e skandaleve të kryeministrit Edi Rama i cili ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal gjatë kohës që ky ka qënë në detyrë për të sulmuar opozitën shqiptare.
Burimi theksoi se këto raste janë të njohura në botë por ajo që nuk ndodh kurrë në botë është që drejtësia shqiptare ka dy vjetë që është në dijeni dhe nuk merr asnjë hap, duke u kthyer në përgjegjëse nëse nesër Shqipëria mbërthehet nga kaosi.
Burimi: Për mua nuk është këtu habia. Për mua nuk po funksionon drejtësia. Po jam dy shembuj, që kjo që ndodh me Edi Ramën mund të duket banale por, në botë jemi mësuar, po jap shembullin e Helmut Kolnit në Gjermani, ‘babai i bashkimit gjerman’. Kush e mendonte se edhe ai do të ishte i korruptuar deri në palcë. Helmut Kolni kush e mendonte.
Para pak ditësh, kush e mendonte se kjo Ukrainë në luftë martire që djemtë i korren si bari fushave të betejave, në këtë Ukraninë zëvendës ministrat një ushtri meksikane me zëvendës ministra bëjnë korrupsion pasurohen në kohë lufte.
Pra ka gjëra edhe më të pështira që kjo që ndodh me Edi Ramën dhe FBI. Ajo që nuk ndodh kurrë në botë është që drejtësia shqiptare ka dy vjetë që është në dijeni dhe kjo drejtësi shqiptare gjen kohë dhe merret me Shkëlzen Berishën çfarë bënte në korridoret e ministrisë së Mbrojtjes para 15 vitesh? Ky është skandali dhe sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë kjo drejtësi në Shqipëri zhytet në një skandal politiko-juridiko-mediatik dhe kjo drejtësi është përgjegjëse nëse nëser në Shqipëri ndodh një kaos.
Sot opozita po shkon në vetëdrejtësie politike dhe këtu fajin e ka drejtësia.