Smith dhe Kim puthen me Xhaçkën/ Bota perëndimore zien nga skandali

Skandali më i rëndë në historinë e FBI prej disa dekadash ka tronditur jo vetëm Amerikën, por mbarë botën perëndimore.

Skandali bëhet shumë më i rëndë kur mendon se kryeministri i një vendi të NATO-s, Edi Rama, ka korruptuar kreun e një agjencie të inteligjencës të vendit lider të botës perëndimore.

Por pavarësisht kësaj, ambasadorët e dy vendeve kryesore të Perëndimit në Tiranë, nuk janë bërë të gjallë për të folur.

Madje sot, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith u shfaqën të qeshur dhe duke shkëmbyer puthje me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Edhe kjo e fundit është përfshirë në një skandal të denjë për republikat e bananeve, pasi i ka dhënë të shoqit statusin e investitorit strategjik.

Smith dhe Kim ishin në një ekspozitë të organizuar për Holokaustin.

Kujtojmë se të dy janë akuzuar nga kreu demokrat, Sali Berisha, se janë përdorur nga korrupsioni ndërkombëtar i Edi Ramës për të mashtruar dhe manipuluar kundër opozitës shqiptare.