VIDEO/ Berisha: Ja ç'ka thënë Rama para dhe pas arrestimit të McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video, e cila tregon se si kryeministri Edi Rama e ka ndryshuar qëndrimin e tij për raportet që kishte me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, para se ai të arrestohej në SHBA dhe pas.

Ja çfarë ka thënë e çfarë thot Edi Rama para dhe pas arrestimit të Charles McGonigal, të cilin sipas dokumentave publike arriti ta korruptojë dhe përdorë kundër opozitës’, shkruan Berisha në Facebook.  

Rama 1, para arrestimit të McGonigal: Cilët rusë, cilët rusë të mitë. Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet.

Rama 2, pas arrestimit të McGonigal: E para e punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe. Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies, një 'friendly relationship', pra nja raport miqësor. Takove një zyrtar të lartë të FBI-së? Po, e takova. Takove një zyrtar të lartë të FBI-së disa herë? Po, e takova dhe kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja.