Kompleksi i gjatësisë, Vladimir Putin vesh këpucë me taka të larta në një takim me studentët
Thashethemeve në lidhje me kompleksin që presidenti rus ka për gjatësinë e tij i shtohen dhe nga disa foto të fundit ku Vladimir Putin ka bërë me studentët në Moskë.
Siç shihet nga fotot e publikuara Putin mban veshur këpucë me takë për të mos patur diferencë në gjatësi me të rinjtë që takoi.
Media britanike Dailymail, shkruan se Putin ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm se si të formësojë imazhin e tij publik që kur erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 1999.
Sipas historianit amerikan Timothy Snyder, Putin ngjan shumë me personazhin imagjinar të heroit sovjetik Stirlich ekuivalenti rus i James Bond.
Nuk është rastësi që herë pas here Putin është parë duke hipur mbi kuaj ose duke mbajtur armë gjahu pa këmishë.
Në vitin 2015, Express transmetoi informacione nga një "burim" brenda Kremlinit, i cili pretendonte se askush nuk mund të ishte më i gjatë se Putini në fotografitë zyrtare.
“Kjo është arsyeja pse truprojat e tij janë gjithmonë më të shkurtër, për të krijuar përshtypjen se Putini është i gjatë”, tha i njëjti burim.
Katër vjet më vonë, një artikull në Economist me titull "Në politikë, lartësia ka rëndësi" jep një shpjegim për obsesionin e përfolur të Putinit me gjatësinë, pasi hulumtimi i paraqitur nga revista tregoi se në shumicën e sondazheve, politikanët më të gjatë fitojnë vlerësime më të larta se kundërshtarët e tyre.
Putin pictured wearing high-heeled shoes pic.twitter.com/d0cHtN4SUZ
— globalnews1479 (@global1479) January 26, 2023
Putin wears high-heeled shoes while posing for pictures in Moscow https://t.co/ZdXTp2eWF2
— Daily Mail Online (@MailOnline) January 26, 2023