Kështu Al Nassr humbi shansin për të fituar Superkupën dhe Ronaldo i dha lamtumirën trofeut të parë që nga kalimi i bujshëm në Arabinë Saudite.

Ronaldo luajti të gjitha 90 minutat për ekipin e tij, por ai nuk ishte në gjendje t'i ndihmonte ata. Al Ittihad do të luajë kundër Al Feiha në finale.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/26/auto_Screenshot_131674765135.png", "width": 900, "height": 626 } }

Ronaldo pëson shok në Arabi: Portugezi mbetet pa trofe, rivali i tij festoi në stilin e Messit

Cristiano Ronaldo përjetoi një humbje të rëndë dhe të papritur me Al Nassr-in e tij dhe mbeti pa trofeun e parë në Arabinë Saudite, Superkupën e këtij vendi. Më i mirë se skuadra e tij ishte Al Ittihad, e cila fitoi me rezultat 3-1.

Al Nassr i Ronaldos hyri në këtë ndeshje si favorit i madh për të kaluar në finalen e Superkupës, por nuk e arriti një gjë të tillë.

Në minutën e 15-të Romarinho kaloi në avantazh Al Ittihad dhe tronditja për Cristiano Ronaldon dhe ekipin e tij u shtua në minutën e 43-të kur Abderrazak Hamdallah shënoi për 2-0.

Për t'i bërë gjërat më keq për Ronaldon, rivali i tij mori fanellën dhe festoi në një mënyrë karakteristike të Lionel Messit, siç festonte dikur në El Clasico kundër Realit të Ronaldos.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, Anderson Talisca riktheu shpresën te Al Nassr, por kjo ishte e gjitha nga Ronaldo dhe skuadra e tij për sonte. Muhannad Shanqeeti shënoi për 3-1 në minutën e tretë shtesë duke mbyllur gjithçka.

Kështu Al Nassr humbi shansin për të fituar Superkupën dhe Ronaldo i dha lamtumirën trofeut të parë që nga kalimi i bujshëm në Arabinë Saudite.

Ronaldo luajti të gjitha 90 minutat për ekipin e tij, por ai nuk ishte në gjendje t'i ndihmonte ata. Al Ittihad do të luajë kundër Al Feiha në finale.