VIDEO/ Makina përplas këmbësorin në Cërrik, humb jetën 60-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Cërrik, në lagjen “Sektor Fermë”.
Viktimë ka mbetur 60-vjeçari Tomor Kasa i cili është përplasur nga një automjet teksa po ecte në këmbë.
Ai është goditur nga një makinë tip 'Golf' me drejtues Ervis Hysa.
Pasi ka përplasur 60-vjeçarin makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.
Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.