Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë shoferi dhe pasagjerët

Një makinë ka marrë flakë në rrugën e Arbrit në baypasin e Murrizi. Mësohet nga gazetarët e Syri TV se nuk ka të lënduar nga zjarri në makinë.

Shoferi dhe pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë nga mjeti por pa mundur të shuajnë flakët.

Sipas informacioneve të para shkak i zjarrit tejnxehja e tepërt e motorit.