FOTO/ Gabriel Jesus ndahet nga e fejuara 8 muaj pas lindjes së vajzës

Vetëm 8 muaj pas ardhjes në jetë të vajzës që është edhe fëmija i parë i tij, sulmuesi brazilian i Arsenalit, Gabriel Jesus është ndarë nga e fejuara Raiane Lima.

Mediat braziliane raportojnë se 21-vjeçarja që është një “influencer” e njohur, i ka dhënë fund historisë me sulmuesin që vazhdon të ndodhet në infermieri për shkak të një dëmtimi.

Historia e tyre nisi në korrik të vitit 2021 dhe nuk ka zgjatur më shumë se 1 vit e gjysmë, ndërsa vitin e kaluar sollën në jetë edhe vogëlushen Helena.

Vetë Lima ka hequr çdo foto që lidhet me Jesus nga profili i saj në Instagram, çka vërteton zërat për ndarjen e çiftit.