VIDEO/ Ja çfarë ndodh në det dhe oqean kur bie tërmet i fuqishëm

Videoja e një zhytësi që ishte në 18 metra thellësi nën oqean në Filipine është xhiruar pikërisht në kohën kur ky shtet u godit nga një tërmet 5.7 shkallësh.

Videoja e realizuar më 8 prill tregon se si bimët dridhen dhe rëra hiqet nga thellësia e oqeanit, ndërsa në distancë dëgjohen zëra të tmerrshëm.

Njëri nga zhytësit ka treguar se kjo ka qenë edhe në rrezik jete por që fatmirësisht ata shpëtuan.

Tërmetet janë nga shkaqet kryesore të cunamit, nëse tërmeti është i fortë pasojat mund të jenë katastrofave.