Rebelohen te Manchester City, këta 5 lojtarë dalin kundër Guardiolës

Nga Spanja kanë folur për disa futbollistë të Manchester Cityt që nuk janë të kënaqur me Pep Guardiolën dhe njëkohësisht me çështje kontratash të paqarta që mund të çojnë te largime të mundshme.

Në veçanti, gjatë El Chiringuito TV, gazetari Jose Alvarez Haya ka folur për disa futbollistë të skuadrës së parë të Qytetarëve që mund të largohen nga klubi gjatë merkatos së verës.

Emrat e lojtarëve duket se janë ata të Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte.

Këta pesë lojtarë kanë situata të ndryshme për sa i takon kontratave respektive.

Për sa i takon të parit, siç dihet tashmë prej kohësh, marrëveshja me Cityn është afër skadencës dhe mund të largohet me kosto zero.

Bernardo Silva ka kërkuar prej kohësh të largohet për t’u kthyer në Portugali, por nuk ka saktësuar se kur.

Për sa u takon tre të tjerëve, çështja ndryshon. Nëse për Walker dhe Laporte bëhet fjalë vetëm për zëra, për Cancelon duket se është përcaktuese pikërisht marrëdhënia jo shumë e mirë me Guardiolën.

Ofertat për të gjithë nuk mungojnë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.