Locatelli: Është e qartë që çështjet jashtë fushës ndikojnë te Juventusi

Manuel Locatelli sugjeroi se ishte e kotë të fshihej se si problemet jashtë fushës në Juventus po ndikojnë në skuadër.

Çështja e fitimeve kapitale që përfshiu Juventusin ka çuar në rihapjen e gjyqit sportiv.

Gjykata Federale në fakt ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale, të paraqitur nga prokuroria e FIGC-së, duke e sanksionuar Juventusin me një dënim prej 15 pikësh në renditje.

Klubi ka shpallur synimin e tyre për të apeluar, por për momentin gjendet në mes të tabelës me 23 pikë, 14 më pak se vendet e Ligës së Kampionëve.

Duke folur për ‘Sky Sports Italia’ Locatelli reagoi për situatën nëpër të cilën po kalon ekipi i tij.

“Është e qartë se këto janë situata që na prekin, të kota për ta fshehur. Thjesht duhet të përgjigjemi në fushë, të respektojmë tifozët, në pjesën tjetër nuk mund të bëjmë asgjë.

Por ne jemi bashkuar edhe më shumë si skuadër dhe duhet të rifillojmë nga kjo”, tha fillimisht lojtari.

Ai u pyet nëse kishte diçka ndryshe në dhomën e zhveshjes pas zbritjes së pikëve.

“Patjetër që ka pasur, ne u bashkuam më shumë dhe duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Ne mund të bëjmë vetëm këtë.”

Mesfushori italian zbuloi se çfarë u tha trajneri Massimiliano Allegri lojtarëve të tij.

“Trajneri na bën të qëndrojmë të fokusuar vetëm në fushë dhe kjo është ajo që duhet të mendojmë”.

Ndeshja e radhës e Juventusit është kundër Monzas së Silvio Berlusconit më 29 janar.