Pasi i zbuloi botës emrin e djalit të saj, fansi ‘tallet’ me Kylie Jenner

Kylie Jenner ka reaguar ndaj ‘funny’ video në TikTok, ku një fans imiton yllin dhe ish-partnerin e saj Travis Scott gjatë momentit ku ata diskutojnë me njëri- tjetrin për të zgjedhur emrin e djalit të tyre.

Ylli i The Keeping Up With The Kardashians, zbuloi disa ditë më pare se e kishte quajtur vogëlushin e saj Aire, pasi kishte mbajtur të fshehtë emrin dhe portretin që nga ardhja e tij në shkurt.

Në klipin e postuar nga @simo_ziqubu, përdoruesi pretendon se luan rolin e Kylie dhe babait të djalit të saj, Travis Scott, teksa përpiqen të zgjedhin një emër për djalin e tyre.

TikTokeri shkroi krahas videos: ‘Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosin një emër për fëmijën e tyre’. Kjo video duket se i ka rënë në ty Kylie-t e cila e komentoi videon me dy emoji duke qeshur.

Kujtojmë se Jenner zbuloi emrin e fëmijës së saj të dytë përmes Instagramit teksa ndau fotot e para të fytyrës së tij. Ylli i “Kardashians” solli në jetë djalin e saj  në shkurt të vitit 2022 me të dashurin e saj sërish, Travis Scott.