Koleksioni i çuditshëm/ Fustani që i bëri të gjithë të pyesin sesi modelja arriti të ecë në pasarelë
Një nga sfilatat më argëtuese gjatë javës së modës së lartë në Paris ishte padyshim ai i Viktor & Rolf.
Disa do të thonë se edhe jeta është kthyer përmbys në vitet e fundit, dhe Viktor & Rolf këtë ndjenjë e ka paraqitur në koleksionin e tyre të fundit.
Viktor&Rolf paraqiten 18 fustane mbresëlënëse në pasarelë.
Veshjet ishin krejtësisht të deformuara, horizontale me trupin dhe ai që bëri më shumë komente ishte një krijim i përmbysur.
Nuk dihet ende sesi modelja që mbante veshur ka arritur të ecë në pasarelë pa u rrëzuar.
Në një kohë kur industria e modës shpesh mund të frenohet, Viktor&Rolf dëshmojnë se nuk duhet ta marrim shumë seriozisht modën.
Hidhini një sy modeleve të Viktor & Rolf dhe argëtohuni.