Pas thashethemeve se ishte në një lidhje me Pete Davidson, Emily Ratajkowski kapet ‘mat’ me komedianin e njohur
Emily Ratajkowski dhe Eric André po shijojnë plotësisht romancën e tyre.
Modelja dhe komediani u kapën nga paparaci në Grand Cayman, më i madhi nga ishujt Kajman, raporton Page Six.
Të dy e kaluan pasditen e tyre të së martës duke pirë kokteil dhe duke u relaksuar në shezllone pranë detit, megjithëse imazhet tregojnë se ata kaluan më shumë kohë duke ‘admiruar njëri-tjetrin’ sesa ujin e pastër kristal.
Modelja u pa duke i mbështjellë krahët rreth 39-vjeçarit, ndërsa u përkul për t’i dhënë një puthje pasionante.
“Emily dhe Eric po dukeshin mjaft komod në plazh, duke kaluar disa çaste të bukura së bashku. Ata po putheshin dhe flirtonin. Ai bënte shaka gjatë gjithë kohës”, na tha një dëshmitar okular, duke vënë në dukje se raporti i dyshes dukej më shumë “lozonjarë” sesa “romantike”.
Më dukej si një situatë argëtuese me miqtë të cilët kanë përfitime ndaj njëri- tjetrit,” tha burimi ynë. “Ata rrinin në bar, pinin kokteje dhe bisedonin me të gjithë. Ata thjesht dukeshin vërtet të lumtur dhe të relaksuar së bashku.”
Yjet gjithashtu u dëgjuan duke diskutuar për marrëdhëniet e kaluara.
Që nga paraqitja e kërkesës për divorc nga producenti i filmit në shtator të vitit 2022, Ratajkowski është parë duke u puthur me DJ Orazio Rispo dhe artistin Jack Greer ndërkohë që tërhoqi një vëmendje të madhe në lidhje me një romance me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson.