PSG e dëshiron që tani, Skriniar mund të shkojë në Francë për shifrën qesharake

Për sa i përket çështjes Skriniar, nuk është akoma e ditur nëse sllovaku do të qëndrojë deri në qershor apo do të largohet në merkaton e janarit. Paris Saint Germain është gati për ta marrë mbrojtësin që tani në “Parc des Princes”.

Siç raporton italiania “Sportmediaset”, parisienët janë gati t’i ofrojnë Interit një shumë prej 10 milionë euro për të transferuar mbrojtësin. Nga frika se do ta humbasë Skriniar në qershor me parametra zero, Interi mund ta pranojë ofertën e PSG.

Ndërkohë klubi francez, nuk mund të bëjë oferta të ndryshme për shkak të Fair Play-t Financiar. Tashmë topi është për Interin dhe mbetet për t’u parë nëse do të pranohet oferta nga zikaltrit.