VIDEO/ Triumfi ndaj Interit në finalen e Superkupës, kapiteni shqiptar ngre lart trofeun në Itali

Ekipi i të rinjve të Fiorentinës ka mposhtur Interin në Superkupën e Italisë.

Skuadra e shqiptarit Eljon Toçi që është dhe kapiteni ka fituar me rezultatin 2-1.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt falë një goli të Amatucit. Në minutën e 25′, Fiorentina dyfishoi rezultatin me Berti.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të ekipit të Eljonit.

Në minutën e 75′, Ousu shënoi një perlë duke shkurtuar diferencën.

Pavarësisht përpjekjeve nga ana e zikaltërve, ata nuk mundën të përmbysnin sfidën duke humbur kështu në 6 finale.

Pavarësisht se shqiptari Toçi nuk arriti të shënonte gol, ai bëri një paraqitje të mrekullueshme dhe në fund ngriti trofeun aq shumë të dëshiruar.