Lufta në Ukrainë/ Ministrja e Jashtëm francez viziton Odesën

Ministrja e Jashtme e Francës ka mbërritur në qytetin ukrainas të Odesa për një vizitë që synon të nënvizojë mbështetjen e vendit të saj ndaj Kievit.

Catherine Colonna tha në një postim në Twitter se ajo kishte udhëtuar për të "treguar mbështetjen e Francës për sovranitetin e Ukrainës, tani si më parë".

Edhe pse e vonuar nga një valë e re sulmesh ruse gjatë natës dhe të enjten në mëngjes, Colonna ishte ende e vendosur të takonte homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba në qytetin port të Detit të Zi, raportoi agjencia e lajmeve AFP.