Italia goditet nga një tërmet, sa ishte magnituda
Italia është lëkundur nga një tërmet që ra pak minuta më parë, përkatësisht në 11:45.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 km nga Gambettola, provinca e Forlì-Cesena.
Sipas institutit metereologjik, lëkundjet janë ndjerë edhe në San Marino.