Njihuni me lojtarët më të shpejtë në botë, edhe Armando Broja është në renditje
Faqja e specializuar për matjen e shpejtësisë së lojtarëve në botë, “Speedsdb”, ka publikuar renditjen e lojtarëve më të shpejtë në botë në vitin që kaloi.
Në mesin e lojtarëve më të shpejtë në botë është edhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur shpejtësinë më të madhe në 35.30 km në orë.
Sven Botman i Newcastle është futbollisti që ka arritur shpejtësinë më të madhe këtë edicion. 39.21 kilometra në orë është shpejtësia që e ka kapur “radari” mbrojtësin holandez.
Darwin Nunez i Liverpoolit është i dyti me shpejtësi të arritur 38 kilometra në orë, para Mbappes me 37.90, Mudryk me 36.63 e Dembeles me 36.60.