Babai i tenistit të njohur serb fotografohet me fansat që mbanin flamuj pro-rusë
Në paraqitjen e tij të parë që nga viti 2007 në Melburn dhe Australian Open (dhe një vit pas ngjarjeve dramatike me ndalimin dhe dëbimin e djalit të tij), babai i tenistit serb, Novak Djokoviç, Srjan Gjokoviç arriti të rikthehej sërish në qendër të vëmendjes.
Babi i Novak Djokoviç është fotografuar në Rod Laver Arena me katër tifozë serb të cilët mbanin bluza me simbolin Z , flamuj rusë dhe një foto të Vladimir Putinit.
E gjithe kjo ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndjeshjes Djokovic me Rublen me dëshmitarët që thonë se dhe tifozët bërtisnin parulla pro-ruse.
Në videon e postuar më vonë në një kanal pro-rus në Youtube, tregonte babanë e tenistit duke qëndruar pranë burrit që tundte flamurin me fytyrën e Putinit dhe komentonte:
'Babai Novak Djokoviç bën një deklaratë të guximshme politike.'
This is…quite a mess for the #AusOpen, to say the least.
— Ben Rothenberg (@BenRothenberg) January 26, 2023
Srdjan Djokovic posing with the pro-Putin rally last night just outside Rod Laver Arena.
The levels of security breakdowns that allowed for this are staggering.
Story/video via @jamesgraysport:https://t.co/L4gtaKKNP6 pic.twitter.com/qnOx3MGYqB
Një tjetër spektatorë u fotografua nga AFP brenda stadiumit gjatë ndeshjes së Djokoviç i veshur me një bluzë me gërmen Z, një simuloj pro-luftës që lidhet me mbështetjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë tenistët rusë dhe bjellorusë kanë marrë pjesë në ndeshje nën një flamur neutral dhe si të pavarur.
Reagimi i vakët i mediave serbe
Në shumicën e mediave në Serbi nuk përmendet çështja konkrete dhe disa faqe që u përfshinë konsiderojnë se gjithë kjo bujë është një përpjekje tjetër për të shpërqendruar Novak Djokoviçin në përpjekjen e tij për të fituar Grand Slam-in e 22-të në karrierën e tij të.
“Disa, në vend që të merren me kursin e pamposhtur të Novakut, për fat të keq shkruajnë për... skandale dhe kërkojnë nga organizatorët të reagojnë”, thuhet në një shkrim të mediave serbe.