VIDEO-SYRI TV/ Humb kontaktet me familjen 78-vjeçari në Fier, djali i të moshuarit kërkon ndihmë
Një 78-vjeçar nga Fieri ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej tre ditësh. Nasi Xhoshe kishte shkuar në datën 24 janar të peshkonte në bregdetin e Semanit, veprim të cilin e kryente shpesh.
Por, prej asaj date nuk është kthyer më në shtëpi. I biri i tij, Altin Xhoxhe, ka qenë i pari që ka shkuar në vendin ku peshkonte babai.
Ai ka gjetur automjetin e babait, celularin dhe rrjetat e peshkimit të pa luajtura nga askush.
Altin Xhoxhe dyshon se i ati mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe mund të jetë marrë nga dallgët e detit, ndaj ai kërkon ndihmën e polumbarëve për të kryer kërkime për gjetjen e trupit të të atit.