", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/26/auto_Shakira_Pique1674724980.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Pique zyrtarizon lidhjen e re në rrjete sociale shpërthejnë 'komentet' pro Shakirës’

Ndërsa kënga e Shakirës, ​​me të cilën ajo ekspozon ish-bashkëshortin dhe lidhjen e tij të re, po dëgjohet në mbarë botën dhe është bërë virale,  Gerard Pique vendosi të japë përgjigjen e tij.

Kështu, futbollisti publikoi në Instagram një foto ku ai shihet me të dashurën e tij, Clara Chia.

Kënga është bërë virale në rrjetet sociale me femrat që e vënë në pah si një himn për ata që kanë rënë viktimë e tradhtisë.

Gerard Pique megjithatë tregon se nuk ka frikë nga asgjë dhe është tërësisht i dashuruar. 

Kjo është arsyeja pse ai ka marrë vendimin për të “zyrtarizuar” lidhjen e tij në rrjetet sociale duke postuar foton me Clara. 

Komentet pro-Shakira-s

Komentet 'u derdhën' nga ndjekësit që mbështesin Shakirën.

“Kjo foto e pëlqejnë vetëm të pabesëve ”, ka shkruar dikush në komentin e tij.

“Kjo nuk është dashuri, është një kapsulë e përkohshme”, shkruan një tjetër.

“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës” komentoi një ndjekës.

“Ke ndërruar një Mercedes me një Kia”, shkruan një tjetër, duke iu referuar tekstit të këngës së re të Shakirës.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)