‘Më është zhdukur babai’, djali kërkon ndihmë në polici: Ja çfarë dyshohet

Njoftimi: 

Fier/Informacion  paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim  dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.