U përfshi në aksident me shoferin pa patentë, policja Anisa Kostani te Trauma, ka nevojë për gjak

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostani.

Ngjarja ndodhi dje në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Mësohet se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup.

Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.