Operacioni kundër Ndranghetës në të gjithë Italinë: 56 arrestime
Një operacion kundër Ndranghetës është nisur në të gjithë Italinë.
Që nga orët e para të mëngjesit të së enjtes, 56 persona janë arrestuar në Vibo Valentia, Catanzaro, Reggio Calabria, Palermo, Avellino, Benevento, Parma, Milano, Cuneo, L'Aquila, Spoleto dhe Civitavecchia.
Ata dyshohen ndër të tjera për komplot kriminal të tipit mafioz, zhvatje, rrëmbim dhe korrupsion.