Feston edhe Union Berlin. Skuadra kryeqytetase mposhti 1-2 me përmbysje Werder Bremen në transfertë, siguroi suksesin e dytë radhazi falë golave të Janik Haberer dhe Kevin Behrens.

Unioni e sheh veten në vendin e dytë me 33 pikë pas javës së 17-të, tri më pak se kryesuesit e Bayern Munchen. Fitore arriti edhe Bayer Leverkusen. Skuadra e Xavi Alonsos triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Bochum (Tapsoba, Hlozek).

Përballja tjetër mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurt u mbyll në barazim 1-1. Kolo Muani kaloi ekipin udhëtues në avantazh në fundin e pjesës së parë pas asistit të Mario Goetzes, ndërkohë që Matthias Ginter i dhuroi një pikë Freiburgut.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/25/auto_Zu8QhoSm1674683038.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Mërgim Berisha dhuron spektakël në 'WWK Arena'. Unioni ngjitet i dyti

Mërgim Berisha realizoi një gol shumë të bukur përballë Gladbach. Sulmuesi me origjinë shqiptare, i dhuroi fitoren 1-0 Augsburgut me realizimin e tij në stilin Zlatan Ibrahimovic.

Ishte minuta e 82’ kur 24-vjeçari gjeti golin e katërt sezonal në Bundesliga duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadiumin “WWK Arena”.