Ish-këshilltar i kryeministrit, sot drejtor i.../ Kush është Dorian Duçka, njeriu që kryen punët e dyshimta të Edi Ramës

Edi Rama tha sot Dorian Duçka ka punuar për të si këshilltar, por pa pagesë. 

Këshilltari pa pagesë i Edi Ramës kaq qenë aq i zellshëm në shërbimet ndaj kryeministrit sa nuk e ka ndalur punën, edhe pse siç pretendon kryeministri, nuk është paguar. 

Në fakt, Duçka është as më shumë e as më pak, por njeriu që kryen punët e dyshimta të Edi Ramës.  

Boshti i skandaleve dhe aferave të Edi Ramës me emra që ngjallin dyshime, ndër ta edhe subjekte penale, është personi në fjalë, në rolin e një sekseri që tashmë numëron të dhëna të pasura në skedën e veprimtarisë së tij. 

Si të mos mjaftonte ndërmjetësimi që ai bëri për të realizuar takimin e Edi Ramës me Luftar Hysën, njeriun që akuzohet nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e kokainës, Sinaloa, për të kuptuar se cila është CV-ja e tij e vërtetë. 

Por nuk vonoi dhe skandali i radhës shpërtheu, këtë herë, fatmirësisht nga hetimet e FBI, të cilët zbuluan se në shtëpinë e tyre dikush kishte shkelur ligjin dhe tashmë rrezikon seriozisht burgun dhe jo pak por 20 vite. 

Në dosjen hetimore të FBI, Dorian Duçka zë një vend të rëndësishëm si njeriu i kontaktit me McGonigal dhe Edi Ramës. Pikërisht 'Personi B' në hetimet e prokurorëve të FBI është pikërisht Dorian Duçka, dhe bashkëpunëtori tjetër në aferën e korrupsionit, Personi A, është Agron Neza. 

'Personi A' dhe 'Personi B' kanë patur për detyrë fillimisht t'i mundësojnë takimet Edi Ramës me Charles McGonigal. Edhe pagesa prej 225 mijë dollarë që ka marrë ish-zyrtari i FBI është bërë përmes këtyre të dyve. 

Shpërblimi për Charles McGonigal është bërë për punën e tij lobuese në SHBA, në interes të Edi Ramës dhe duke goditur Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit zyrtarë të opozitës. Edhe shpallja e Sali Berishës non grata është vazhdimësi e lobimit korruptiv të Edi Ramës në SHBA përmes zgjatimeve të tij Agron Neza dhe Dorian Duçka, e për zbatues Charles McGonigal. Për të mos harruar kombinimin e këtij lobimi korruptiv me atë të George Soros që nuk e ka ndalur për asnjë moment luftën ndaj Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. 

Fashikujt hetimorë flasin për skemën e ndjekur nga McGonigal i cili përmes zyrës së tij ka urdhëruar nisjen e proceseve penale në SHBA, në dëm të Partisë Demokratike. Çdo lëvizje e tij ka patur vetëm një qëllim, t'i shërbejë krediteve politike të Edi Ramës në këmbim të shumave të majme financiare. 

Sot Dorian Duçka nuk është më këshilltar i Edi Ramës që nuk paguhet. 

Ai punon për një kompani energjetike kineze e cila është nën hetim në SHBA dhe Kinë. Por besohet se sërish Duçka nuk e ngurron të lërë pas dore Edi Ramën, të cilit i shërben në forma të ndryshme kudo që të jetë. Ai i siguruar udhëtime kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi, në Pekin. Edhe takimet atje kanë qenë të lobuara prej tij. 

Pra, që do të thotë se ai vazhdon të kryejë "punët e zeza" të kreut të qeverisë.  

Por edhe për sa kohë?

Kjo është çështja!

LEXO EDHE: 

‘Paratë i mori jashtë një restoranti’- Zbardhet dosja e McGonigal, takimet me Ramën