Ronaldo shantazhoi menaxherin para se të ndërprenin partneritetin e tyre
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo bëri një revolucion të vërtetë futbollistik duke u transferuar në Arabinë Saudite dhe duket se ka bërë edhe disa veprime për të cilat do të flitet.
Kështu, para se të nisej për te Al-Nassr, Ronaldo e ndërpreu bashkëpunimin me menaxherin shumëvjeçar Jorge Mendes dhe mediat spanjolle tani po zbulojnë detajet e kësaj mosmarrëveshjeje.
Portugezi dyshohet se e ka shantazhuar Mendesin përpara se bashkëpunimi i tyre të ndërpritej pasi Ronaldo dëshironte të vazhdonte karrierën e tij te Bayern ose Chelsea, sipas gazetës El Mundo.
Mendes could not fulfil Cristiano's final request.https://t.co/SVoOyqxbqm
— Football España (@footballespana_) January 24, 2023
Opsionet e tjera që mund t'i ofronte Mendes nuk ishin aspak tërheqëse për të, ndaj Ronaldo e kushtëzoi me emrat e dy gjigantëve apo ndërprerjen e bashkëpunimit.
Chelsea e ndërpreu transferimin për shkak se trajneri i atëhershëm, Thomas Tuchel, nuk ishte gati për një bashkëpunim të tillë, ndërsa te Bayern vlerësuan se portugezët nuk i përshtateshin sistemit që po shtyjnë aktualisht.
Gjatë vjeshtës së mëparshme, u përfol se Borussia dhe Atletico ishin të interesuara për Ronaldon, por transferimet në ato klube nuk ishin afër realizimit.
Portugezi me siguri donte vetëm Bayernin apo Chelsean, kështu që përfundimisht u vendos në Arabinë Saudite dhe bashkëpunimi me Mendes u mbyll.