Strazimiri: 'Edi Rama, po të pret El Chapo dhe Noriega të luani shah atje... te vendi'

Politikani i Partisë i Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas skandalit që ka përfshirë kryeministrin Rama me zyrtarin e FBI në SHBA.

Strazimiri i ka kujtuar Ramës burgun pasi ka shkelur ligjin e shtetit amerikan dhe në të ardhmën do të luaj shah me El Chapon dhe Noriegën.

Postimi i Strazimirit:

Vini, a e mban dot burgun federal amerikan, "me dasht"?

------------

Video i përket seancës së Kuvendit të Shqipërisë më 31 janarit 2019!

Nëse lidhim faktet sipas dosjes hetimore të FBI rezulton se:

Në dhjetor 2018:

-----------

* McGonigal, kundrejt pagesës nga Edi Rama, i kërkoi vartësve që të niste hetim për rivalët e Edi Ramës bazuar në informacionet që atij i ishin përcjellë nga zyra e Edi Ramës në Tiranë.

Në 31 janar 2019:

-------------

* Edi Rama "pyet" Sali Berishën "a e kalon dot oqeanin me dasht?"

Në 23 janar 2023

_________

* Drejtësia amerikane kërkon të zbardhet kontakti i zyrtarit të korruptuar McGonigal me Edi Ramën dhe çdo personi rreth tij.

Është hera e dytë që Edi Rama implikohet në vepra penale që konsiderohen nga kodi penal amerikan "KONSPIRACION KUNDËR SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKES"

Të pata thënë mos e çil at derë or "trim"... por më the se "politika është shah, e ti je 3 lëvizje para..."!

Edhe pak dhe luan shah me El Chapon dhe Noriegën "ke vendi"...