Bundesliga: Dortmundi mposht Mainzin në limit dhe ngjitet në podium
Borussia Dortmund ia doli në minutat shtesë të takimit të merrte pikët maksimale në fushën e Mainzit. Dueli i Bundesligës përfundoi 1-2, sukses që ngjit verdhezinjtë në vendin e tretë me 31 pikë, pesë më pak se Bayerni kryesues.
Përballja nisi e zjarrtë, Mainz kaloi në avantazh pas 92 sekondave falë golit me kokë të koreanojugorit Jae-Sung Lee, por lojtarët e ekipit udhëtues reaguan shumë shpejt.
Norvegjezi Julian Ryerson riktheu baraspeshën në minutën e katërt, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes së Mainzit. Youssoufa Moukoko iu afrua avantazhit për Dortmundin, por portieri kundërshtar kreu një pritje fantastike.
Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, por rastet për gol munguan. Emocionet ishin ruajtur për në minutat shtesë me amerikanin Giovanni Reyna që dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë nga Sebastian Haller.
Gio Reyna anota el gol que le da la victoria al Borussia Dortmund ‼️
— Luis Omar Tapia (@LuisOmarTapia) January 25, 2023
2-1 al Mainz 05 en la Fecha 17 de la Bundesliga pic.twitter.com/l1t8KNywSk
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në vitin 2023 në kampionat nga ana e Dortmundit, që është rifutur në garën për titullin kampion. Mainzi mbetet në vendin e 12-të në renditje.
",
"author": {
"@type": "Organization",
"name": "Syri Net"
},
"publisher": {
"@type": "Organization",
"name": "Syri Net",
"logo": {
"@type": "ImageObject",
"url": "/public/syri/images/logo_png.png",
"width": 100,
"height": 34
}
},
"image": {
"@type": "ImageObject",
"url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/25/auto_FnV47KnX0AA0WVO1674676485.jfif",
"width": 900,
"height": 507 }
}