FOTOLAJM/ Rama shfaqet i nxirë para medias, gazetari: Ishte shfazuar sepse ka marrë fund

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot i nxirë përpara medias, teksa fliste për skandalin e hetimit të tij në SHBA në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Kjo shfaqje e tij në gjendje të shfaruar është komentuar gjerësisht në median sociale.

Ja çfarë shkruan gazetari Bledian Koka:

Me thonj të paprerë

I shfazuar, i dëshpëruar, i kapur gafil si një ‘hutu’ me hanxhar në dorë duke masakruar çdo logjikë normale politike, ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI në SHBA, me televizionet kombëtare që u ka mbyllur gojën.

Ka marrë fund, e di mirë që ka bërë vetëvrasje politike në arenën ndërkombëtare. Të gjitha kancelaritë e botës e dinë se njerëzit e tij kanë korruptuar një zyrtar të lartë amerikan të FBI për ta përdorur kundër vendit të tij.

E gjithë Shqipëria e di që tani në krye ka një shtetar, i cili ka bërë proçkën më të madhe që një politikan mund të bëjë, të KORRUPTOJE një zyrtar të lartë të SHBA!

Çdo socialist e di se njeriu që u prin i ka çuar buzë humnerës. Edi Rama i bëri presion drejtësisë që të mos guxojë të nisë një hetim, u shfaq si një despot kur refuzoi të pranojë hetim parlamentar megjithëse Kushtetuta e parashikon qartë sesi mund të ngrihet.

Sot është një ditë e zezë për Edi Ramën, por një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, të turpëruar botërisht nga një njeri që praktikisht sot duhet të ishte non-grata.

p.s. Edi Rama, duke korruptuar një zyrtar të lartë të SHBA-së, ka MINUAR demokracinë amerikane nëpërmjet mekanizmit të KORRUPSIONIT DOMETHENES!