VIDEO/ Peka: Sot Edi Rama është një barrë për qeverinë amerikane, dhe SHBA nuk mban barrë mbi veten

‘Edi Rama është një barrë për qeverinë amerikane’.

Kështu deklaroi në studion e SYRI TV, ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka.

Peka duke folur me moderatoren Armela Ferko në ‘Ora 19’, ka theksuar faktin se, SHBA nuk mban barrë mbi veten.

‘Procesi ligjor ndjek rrjedhën e vet, ndërsa ai politik është një çështje tjetër. Procesi politik është i tillë; që sot që po flasim, Edi Rama është një barrë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të harrojë Edi Rama që SHBA mbajnë barrë mbi shpinë dikë, sidomos për një aferë të tillë që ndyn institucionet amerikane.

Ambasada, DASH, nuk kanë reagim sepse nuk mund të bëjnë reagim, sepse fatkeqësisht për shkak të qëndrimit pro qeverisë së Edi Ramës, njëanësimit total që kanë bërë ndaj tij, me dashje apo jo e kanë vendosur në një prozhektor që është i padëshirueshëm edhe institucionet e SHBA’, tha Avenir Peka, gjatë bisedës në studion e SYRI TV.